Basha falenderon publikisht deputetët që përfaqësuan Shkodrën në Parlament

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar publikisht deputetët e PD që kanë përfaqësuar Shkodrën në Parlament.

Gjatë hapjes së fushatës në Shkodër, kreu i demokratëve theksoi se mospërfshirja në listë e emrave të tillë si Jozefina Topalli, është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re.

“E nisa me vendimet e duhura për ekipin fitues të Republikës së Re. Më lejoni të falenderoj përfaqësuesit e Shkodrës në parlamentin që shkoi, duke nisur me znj.Jozefina Topalli, Irma Koplikun, Gjovalin Bzhetën dhe veçanërisht Helidon Bushatin”, tha Lulzim Basha ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?