Basha hap fushatën në Kukës: Rruga ka ardhur, po kandidatët e Ramës kanë ngelur në Mirditë

Partia Demokratike ka nisur mitingun elektoral në qytetin e Kukësit me moton: Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt për Kukësin!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij evidentoi një fakt se kandidatët e PS-së nuk kanë ardhur ende deri në Kukës:

“Kukësi, – tha Basha, – është kthyer në simbol të diskriminimit që kjo qeveri bën mes shqiptarëve duke i ndarë në të djathtë e të majtë, në jug e veri, duke i ndëshkuar si një regjim aparteidi.

Më lejoni ta nis duke garantuar këtu nga Kukësi se unë do të jem kryeministri i çdo shqiptari, se do t’i jap fund diskriminimit jug e veri se të gjithë do të jenë një, në qeverisjen e re.

Keq i ka punët me çdo shqiptar Edi Rama, keq e më keq me Kukësin. Nuk ka asnjë bilanc pozitiv në këto vite. Me sa kuptova, ai nuk paska ardhur as deri në Kukës. Kandidaturat i paska lënë ën Mirditë për Kukësin.

Rruga ka ardhur deri në Kukës, kandidatët e Ramës kanë ngelur në Mirditë. Edhe në Mirditë nuk bëjnë dot hajër, se kemi burra e gra të mira në listën e Mirditës. Listë fituese. Kjo është interesante, rruga ka mbaruar, kandidatët i ka lënë në Mirditë. Pse i ka lënë kandidatët në Mirditë? Ky është kapitullimi i Edi Ramës, kapitullimi i republikës së vjetër.”

 

SHKARKO APP