Basha: Hoqa dorë nga rehatia në Holandë për popullin…

Kreu i PD Lulzim Basha i ka cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishme.  Për të bindur demokratët se e ka seriozisht në ato që thotë, Basha ka sjellë shembullin personal. Sot në Cërrik ai tha se ka hequr dorë nga rehatia në Holandë apo në Amerikë dhe ka ardhur të “vuajë” në Shqipëri për hallet e popullit.

 “Nuk jam në këtë betejë për egon time apo për rehatinë time. Kam patur shanse në jetë fare i ri dhe kam pasur shansin ta ndërtoj jetën nga Holanda në Amerikë por kam zgjedhur këtë betejë. Tani është radha ime, që edhe këta të rinj të kenë të njëjtat mundësi sepse edhe une bir prindërish të thjeshtë jam. Do bëj çdo gjë që të rinjtë e Belshit e të shqiptarëve të kenë të njëjtat mundësi. Do jem kryeministër i njerëzve të thjeshtë, i ekonomisë”,- tha Basha.

Deklarata të tilla mund të jenë dhe të sinqerta. Por nuk ka asnjë “popull” që beson më se liderët mendojmë vetëm për hallet e qytetarëve.

SHKARKO APP