Basha i kthen përgjigje Lefter Maliqit që dje u bashkua me Edi Ramën

Lefter Maliqi, i listuar i dyti si kandidat i PD në Berat, dje deklaroi se i është bashkuar Edi Ramës duke braktisur opozitën dhe tha se votat e tij do të shkojnë për Partinë Socialiste.

Sot, kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur Lefter Maliqit, që dje ndërroi parti duke kaluar me Ramën.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla gjatë intervistës në Top Story, Lulzim Basha tha:

I vetmi reagim është që ishte vendimi i duhur që nuk ishte numri dy, e mira do ishte që mos kishte qenë në listë fare”.

SHKARKO APP