Basha në Elbasan: Ramës i mbeti timoni në dorë, mbushi Shqipërinë me hashash
Në një takim me banorët e Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë këtyrë 4 viteve.
Sipas tij, Ramës i ka mbetur timoni i qeverisë në dorë dhe se makina e qeverisë është pa motor dhe copë copë.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh edhe se Rama e ka mbushur Shqipërinë me hashash.
Basha gjithashtu i ka kujtuar kryeministrit 300 mijë vendet e premtuara të punës, sipas tij, një zotim që nuk është mbajtur.
“Kolltuku, timoni, kolltuku-timoni, ky është halli i tij i vetëm, për qytetarët nuk do t’ia dijë. Ku i ka 300 mijë vendet e punës, në debat nuk vjen. Edi ku i ke 300 mijë vendet e punës, ku e ke shëndetësinë falas, ku e faturën e energjisë të ulur, ku i ke premtimet e të cilat more votat, çfarë i bërë lekët e shqiptarëve. Me hashash e mbushi Shqipërinë, por premtime nuk mbajti asgjë’, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.