Basha në Kukës me tezën e diskriminimit krahinor, Rama në Poliçan me atë gjinor

Basha premton se do të jetë një kryeministër i ekonomisë dhe i punës dhe jo një kryeministër i fasadës apo ekraneve. Nga ana tjetër Rama kërkon mandat të plotë më 25 qershor për të vijuar reformat që ka nisur në këtë 4 vjeçar.

Basha përdori tezën e diskriminimit krahinor, ndërsa Rama përdori tezën e diskriminimit gjinor.

Basha tha se Rama nuk vjen në Kukës sepse nuk përballet dot me ju, sepse s’ka mbajtur premtimet

Rama ne Poliçan: Nuk imagjinohet dot që një PD të paguajë gjobë duke shkelur ligjin sepse nuk ka një grua e një vajzë që mund ta vendosë në skuadrën përfaqësuese të Beratit, Gjirokastrës, Kukësit. I kanë vënë gratë e vajzat nën listë, aty ku asnjëherë nuk mund të hyjnë në parlament, njësoj si qëmoti kur gratë qëndronin në fund të oborrit e burrat hanin mish e pinin raki. Gratë të mos e falin PD. Asnjë vajzë në Berat të mos votojë PD vetëm për këtë. Edhe nëse gratë bëhen bashkë të marrin dhe burrat më vete.

Basha në Kukës:Do i jap fund diskriminimit krahinor se jug e veri.  Do të jenë 1 në qeverisjen e re. Rruga ka ardh deri në Kukës, kandidatët e Ramës kanë ngelur në Mirditë

Rama në Poliçan: Duam besimin për të marrë një mandat të plotë më 25 qershor. Më ndihmoni, na ndihmoni me një votë masive që ne të bëjmë shumë fish punën që kemi bërë.  Duam votë masive

Basha në Kukës:  Do jem një kryeministër që nuk merret me veten, jo kryeministër i fasave dhe ekraneve, shfaqjeve, por kryeministri i ekonomisë, punësimit dhe vendeve të punës. Do nis menjëherë zbatimin e planit ekonomik me uljen e taksave e tvsh, kjo e fundit do gjenerojë 400 milionë euro më shumë.

SHKARKO APP