Basha nga Vau i Dejës: Ramës i çon të rregullojë një makinë me motor të prishur, ai ta lyen me bojë
“Ekonomia është katastrofë, Edi Rama nuk do ta kuptojë. Ai duhet të kërkojë falje dhe të hapë krahun, por jo nuk e bën këtë, ai vazhdon t’i kërkojë votën për 4 vitet e ardhshme shqiptarëve. E di si është puna e Ramës, ju i çoni një makinë për ta rregulluar se i është prishur motorri, ky ta lyen me bojë, e të thotë merre, pa e rregulluar fare.
Unë do ta ndreq motorin e ekonomisë shqiptare. Unë do të marr vendime të vështira por të rëndësishme për një vend me ekonomi të fortë. Vendimet e forta dhe të duhura për të cilat jam angazhuar, i kam marrë me pjesëtarët e Republikës së Re. Ishin vendime që më përkisnin mua. Unë nuk përdor taksat tuaja për luks të shfrenuar,” tha Basha.