Basha nuk e ndan prerazi, por la të kuptojë se nuk ka koalicion me PS-në (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, është shprehur se nuk ekziston një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së për të qeverisur së bashku pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Basha, këtë deklaratë, e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ndërsa shtoi se jam në këtë betejë për të fituar këtë garë. Kreu i PD-së, tha se mundësia për shqiptarët është arritja në fitoren vendimtare të Republikës së Re dhe kjo mundësi ka numrin 6-të.

Pavarësisht se Basha nuk e ndau prerazi çështjen e koalicionit me PS-në, ai la të nënkuptojë se PD është e vendosur për të çuar drejt fitores një kauzë që është më e madhja sot dhe jo vetëm e PD-së.

SHKARKO APP