Basha: Shteti ligjor po zëvendësohet me shtetin policor

Duke u ndalur konkretisht, tek ai që e ka cilësuar si situatë e rëndë që po kalon sot biznesi dhe çdo qytetar i këtij vendi nga rritja e taksave dhe arbitrariteti qeveritar. “Sot, 90% e njerëzve luftojnë për bukën e gojës, ndërsa qeveria vazhdon të mbyllë mijëra vende pune. Ekonomia sot, përtej propagandës dhe demagogjisë qeveritare është më e dobët se kurrë. Biznesi është më i kërcënuar se kurrë, qytetarët janë më të varfër, më keq në çdo fushë. Një në tre shqiptarë, sipas statistikave zyrtare është i zhytur i borxh për konsumin e përditshëm, për bukën e gojës. Ky është efekt i drejtpërdrejtë i paketës fiskale, i politikave të qeverisë. Papunësia po arrin nivele alarmant prej 20% dhe po prek kryesisht të rinjtë dhe gratë”, akuzoi ai. Duke shtuar mes të tjerash se biznesi po lufton për mbijetesë, si pasojë e rritjes së taksave dhe gjobave që i vendos çdo ditë qeveria e si të mos mjaftonte kjo klimë mbytëse, ajo paralajmëron taksa të reja për biznesin dhe qytetarët. “Nuk mbledhim paratë për energjinë. Cila është zgjidhja? Rrisim çmimin e energjisë, heqim fashën mbrojtëse. Po dy milionë e njëqind mijë shqiptarë që preken nga kjo, me çmime që mund të shkojnë deri në 70 % më të larta se ato që paguajnë sot, problem i kujt janë?! Kush merr përgjegjësi për ta?”, akuzoi mes të tjerash Basha. Duke përfunduar se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë është ulja e taksave dhe respektimi i ligjeve të këtij vendi dhe jo zëvendësimi i ligjit me policin. 

SHKARKO APP