Basha sulmon “fort” Ramën: Po sillesh si yll kinemaje

Kreu i PD gjatë një takimi elektoral në Cërrik ka akuzuar Edi Ramën se ka ngatërruar rolin që i jep detyra, ku në vend të sillet si kryeministër po sillet si një yll kinemaje. Sipas Bashës, Rama nuk është një kryeministër i njerëzve të thjeshtë.“Rama nuk është kryeministër i njerëzve të tjeshtë. Ai sillet si yll kinemaje. Unë premtoj taksë të sheshtë 9 %, heqjen e taksimit progresiv, pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj, stazhe të paguara për studentët me 200 mijë lekë në muaj, anulim të ligjit për arsimin e lartë”, tha Basha nga Cërriku.

Në krahasim me akuzat e 3 muajëve më parë, “sulmet” me shprhejet yll kinemaje ngjajnë si limonatë. Duket se PD ishte me efektive para çadrës kur shihte të PS-ja gjithë problemet e qeverisjes, sesa tani që akuzon Ramën për vjeshjen dhe qëndrimet e tij. Kjo fushatë po ngjan më shumë si show bizz sesa politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?