Basha: Vetëm një koalicion mund t’i kthejë dinjitetin vendit

Partitë janë në mbyllje të fushatës, ku nesër pritet të kalojnë në heshtje zgjedhore. Nga Durrësi aty ku PD-ja mbylli fushatën në këtë qark, Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur koha për të ndëshkuar me votë Edi Ramën për premtimet e pambajtura.

“Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë”, theksoi basha nga amfiteatri i qytetit bregdetar.

Opozitari mes të tjerash bëri me dije se i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas 4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re”,-tha Basha.

SHKARKO APP