Basha “zbulon” pse çdo fundjavë Rama shkon në Korçë

Nga Korça ku prezantoi kandidatët e këtij qarku për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i PD-së Lulzim Basha, u shpreh se diçka e madhe po vjen, duke ju referuar shkarkimeve të fundit nga Ministrat Teknik të krerëve të institucioneve të rëndësishme.

“Diçka e madhe po vendos në Shqipëri. Dhe Korça solli mendjen e vet dhe vulën e vet për Republikën e Re. Sot Republika e vjetër është sprapsur. Kjo ishte fitorja e parë. Vetëm ditën e sotme janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë që kanë shkelur ligjin. Shumë prej tyre do të shkojë për ndjekje penale”

Më tej Basha ka “zbuluar” pse Kryeministri Edi Rama e pëlqen Korçën, e kjo sipas tij, është vetëm për të shkuar në fundjava për pushime dhe se asgjë tjetër. Sipas kreut të PD-së, Niko Peleshi për Edi Ramën bëri një pedonale dhe një kullë “vetëm e vetëm për qejfin e Edi Ramës”.

“Edi Ramës i pëlqen të vijë këtu për fundja në Korçë, sepse ai aty ka hotelet, restorante dhe verën e tij të preferuar.  Nikua i ka bërë edhe pedonalen e tij të preferuar. Dhe për ti bërë qejfin ai i bëri dhe kullën e tij të preferuar”,- u shpreh Basha.

SHKARKO APP