Bashkë me të bijën këngë për Berishën, rrëfehet: Pse nuk zgjodha Ramën!
Vehbi dhe Fjolla Berisha, babë e bijë, kanë lançuar një këngë kushtuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata janë nga Koosva dhe jetojnë në Gjermani prej më shumë se 25 vitesh. Vehbiu tregon arsyet që e shtynë të bëjë një projekt të tillë. “Mendoj që vendi ynë, kombi shqiptar, ka nevojë për bashkim kombëtar, si dhe ka nevojë për një figurë që merr iniciativa të tilla, sipas meje është Berisha ai që do ta bënte një gjë të tillë. Po frigohem se pas vdekjes se Adem Jasharit e Rugovës, po iku dhe Berisha, nuk e di kjo gjenerata e re se çka do të bëjë, mos vallë do i nënshtrohemi Europës e Amerikës akoma më shumë?!”, thotë Vehbiu.
Për këngën ai shton: “Kënga është pëlqyer shumë dhe më bën të ndihem mirë dhe është komentuar, por ofendimet dhe fyerjet që bëhen nga individë të caktuar, më bëjnë të ndihem keq, sepse nuk duhet që figurat tona kombëtare t’i gjuajmë poshtë dhe t’i ofendojmë”.
I pyetur nëse do t’i kushtonte një këngë edhe Edi Ramës, ai thotë: “Nuk është e lehtë t’u këndohet të gjallëve, por janë figura të pakta që populli u këndon edhe për së gjalli, siç ishte Rugova, Demaçi, Berisha e Nënë Tereza. Edi ka filluar mbarë dhe po të qëndrojë në këtë vijë të patriotit, patjetër që do t’i këndoj unë dhe shumë të tjerë”.
Për mbiemrin që e ka si ish-kryeministri, dhe nëse a ka lidhje farefisnore me Sali Berishën, Vehbiu thotë: “Kam dëgjuar nga pleqtë që kanë lëvizur nga një fshat i Tropojës që quhet Vicidol për në Junik e nga Juniku në Trestenik dhe Ruhot të komunës së Pejës. Këngën do ta bëja edhe sikur të mos ishte kjo lidhje familjare. Unë për politikan nuk këndoj, u këndoj vetëm personaliteteve që lënë gjurmë, të preferuarit e mi janë të gjithë ata që punojnë për Shqipërinë e madhe dhe popullin”.