Bashkëjetesa fetare nga kohët e përndritjes kombëtare
Nga Gëzim Llojdia
Ne ishim paganë. Në zonën tonë Perëndia për amantë ishte Hyji. Ngase dihet që Hyji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale. Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Kjo perëndeshë në këtë qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos, ose perëndeshe e dashurisë së lirë. Një pllakë e vogël guri e zbuluar një farë mënyre, thotë studiuesi është Afrodita Pandemia. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit, sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve, pyjeve, kullotave….
Në s’mbetëm pagan. Bibla e Shenjtë: Letër drejtuar Romakëve{15:19} Shën Pali. Itinerari i misionit të tij nga Jerusalemi gjatë gjithë rrethinat e saj të mëdha deri në Illyri, ai e kishte "kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit. Krishterimi hyri edhe këtu si kudo, edhe këtu vatra të krishterimit u bënë qendrat qytetare, ku u ngritën bashkësitë e para fetare dhe vendet e kultit të ri kristian. Me përsosjen e organizimit kishtar, thuhet në burimet kishtare në qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, që e shtrinin juridiksionin e tyre në gjithë krahinën (dioqezën). Peshkopatat u ngritën në qytetet më të mëdha e më të vjetra, si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, Amantia, në Aulona (Vlorë), në Butrint, në Adrianopoje, në Finiq, në Onhesėm, në Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolit, të vendosura në qendrat e provincave. Në trevat shqiptare, në shekujt IV-IX funksiononin metropolit. Amantia vazhdoi ekzistencën e saj si një qendër e vogël urbane deri në epokën e hershme të Kristianizimit ku duket të ketë qenë edhe qendër epishkopale…Islami hyri edhe ndër këto troje. Dhe pas viteve 90 misionarë të tjerë, me veladon, pa veladonë erdhën ndër trojet tona…..Misionarët e tij ishin të shumtë, kurse Zoti është gjithmonë një.
Nga ditët e rilindjes shqiptare vjen një mësim i madh. Harmonia fetare, që predikojnë jo vetëm klerikët religjioz, por edhe poetët si Naim Frashëri bënë një hap të madh duke kapërcyer përtej mureve religjioz. Një lirikë me fjalë zemre për Krishtin e të krishterëve. Përdorur prej tij fjalë me gjuhën e të krishterëve. Ndonëse tepër larg në kohë do të shfaqej edhe Noli, që kishte dëshirë të ecte në ato udhë: Flamur që lind Shën Kostandinin,/Pajton Islamn’ e Krishterimin,/Çpall midis feve vllazërimin,/Flamur bujar për Njerëzi.
E thënë poetikisht bukur. Një numër poetësh çuditërisht shqiptarë kanë dashur ti lidhin fetë në një urë ku këmbët e saj janë krishterimi dhe islami i bashkuar për përparimin, dhe paqen në jetën e shqiptarëve. Njihet edhe arsyet e kësaj, por përse sot duhet të ndahemi marrëzisht? Kush u frynë erërave të ndarjes në kristianë dhe myslimanë, kur përpos të tjerave janë kaq shqiptarë të mirë? Kur soji ynë rilindës bëri këtë gjë, sigurisht mori bekimin e një populli. Rrathë poetik të Naimit janë gjurmë rreshtash nga pena e tij. Ato kanë mbetur dëshmitar okular, por sot shfaqen si vegime boreale. Lirika “Përpara Krishtit”, është dëshmia e Naimit poetit bektashi, për Krishtin dhe mirënjohja që shfaqte për krishterimin. Madje të gjithë fetë e botës tonë, në qiell, kanë një Zot të vetëm. Shkruajnë poetët librat e kohës. Shpresojmë të mos kemi humbur vitin e lirikës,që është 1890. Mirëpo matanë brigjeve vitet ikin. Më 1896, katër vite përpara se të perëndonin sytë e magjishëm të Naimit.