Bashkia e Tiranës mer çmimin “Institucioni inovativ i vitit”

Projektet inovative të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë këtij viti janë vlerësuar nga Infocom Albanian Telecom me çmimin “Institucioni Inovativ i vitit”. Çmimi i është dorëzuar sot përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, gjatë forumit të mbajtur nga Infocom Albanian Telecom.

Projekti që është vlerësuar nga ekspertët e teknologjisë si risi për institucionet shqiptare, është aplikacioni Tirana Ime, nëpërmjet të cilit qytetarët e Tiranës raportojnë problematikat që vërejnë në qytet dhe Bashkia përgjigjet me rregullimin e tyre. Çmimi për Bashkinë është tërhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik, Enkelejd Musabelliu.

Forumi është organizuar nga Protik Inovation Center. Një prej inovacioneve teknologjike të Bashkisë së Tiranës që është vlerësuar më së shumti ka të bëjë me aplikacionin “Tirana Ime”. Në këtë program që mund të shkarkohet nga cilido që ka një telefon të “mençur” mund të gjenden shumë informacione mbi trafikun në kohë reale, vendet e parkimit, institucionet, linjat e autobusëve dhe detaje të tjera mbi qytetin.

SHKARKO APP