Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në kryeqytet. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së kryeqytetit, Anuela Ristani e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe.
“Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por me të njëjtën ëmbëlsi, dhe të njëjtën ngrohtësi, ashtu si do ta kishim në shtëpitë tona. Më bëhet shumë qejfi që kjo qendër shërben si një familje e madhe, si një shtëpi e madhe. E gjithë lagjja ka marrë një lloj krenarie që nuk është më ajo që quhej “Bregu i Lumit”, por është lagjja e re “5 Maji”. Një lagje për të qenë krenarë, për të qenë në shtëpi, për t’u ndjerë të respektuar, por edhe për t’u ndjerë ngrohtë edhe mirë me njëri-tjetrin”, tha Ristani.
KOHA JONË SONDAZH

