Bashkia organizon tryezën e donatorëve për projekte ekonomiko-sociale
Të mërkurën Bashkia e Tiranës do të organizojë konferencën e donatorëve, e cila do të njohë investitorët me projektet kryesore për Tiranën. Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku tha se në takimin e nesërm pritet të jenë pjesëmarrës një sërë investitorësh të cilëve do tu paraqiten një numër projektesh konkrete në lidhje me zhvillimin ekonomik-social të kryeqytetit si dhe me transportin.
“Kemi pasur përgjigje të mirë nga njerëzit, kemi pasur më shumë se 180 aplikantë për të marrë pjesë në konferencë, institucione ndërkombëtare, investitorë të mundshëm. Një ndër çështjet ku ne fokusohemi është ekonomia e kryeqytetit. Së dyti, çështjet e cilësisë së jetës, që kanë të bëjnë me mjedisin parqet, hapësirën e gjelbër. Së treti, me transportin urban e interurban, lëvizshmërinë pedonale, pra mënyrën si lëvizin qytetarët në qytet”, tha Mazniku.