Bashkia Shkodër nis vendosjen e sinjalistikës rrugore në Oblikë, Ana e Malit
Bashkia Shkodër ka nisur punimet për vendosjen e sinjalistikës rrugore në njësinë administrative Ana e Malit, konkretisht në fshatin Oblikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Benet Beci, përmes një njoftimi publik, ku thekson se ndërhyrjet po realizohen sipas një plani të detajuar që përcakton prioritetet për çdo zonë.
Sipas Bashkisë, vendosja e sinjalistikës synon të përmirësojë qarkullimin rrugor dhe të rrisë sigurinë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Punimet po kryhen nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe janë pjesë e ndërhyrjeve të përditshme që realizohen në territorin e bashkisë./J.H/
KOHA JONË SONDAZH

