
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një mesazh bashkimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e qytetit.
“Kot nuk ka thënë populli që bashkimi bën fuqinë 💪😁”, shkruan Beci, teksa ka publikuar një foto së bashku me grupin e deputetëve, prefekten dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Shkodër.
“Krenarë për rrugëtimin tonë të përbashkët dhe qytetin tonë të zemrës, Shkodrën,” shton ai në postim.