Bashkimi Evropian, i akordon Shqipërisë një grant prej 17.8 milionë eurosh

Kjo marrëveshje u firmos për palën shqiptare nga Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe për palën evropiane dhe nga Yngve Engstroem, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Kjo marrvëshje u shpreh ministrja Gjosha tregon për besimine BE në aftësinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar grantet që Bashkimi Evropian jep për Shqipërinë. – “Institucionet shqiptare do të jenë përgjegjëse për proceduart e prokurimit dhe administrimit të projekteve të miratuara nga ky program”, tha Gjosha.  Objektivi ynë, – theksoi më tej Ministrja Gjosha, “është që ndihmat e partnerëve tanë të përdoren aty ku vendi ka nevojë”. Ministrja Gjosha u shpreh se të 7 projektet pilot kanë rëndësi prandaj, tha ajo, “nuk mund të veçoj asnjë”.  Ndërsa, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Yngve Engstroem u shpreh se, “kjo marrëveshje përmban një paketë projektesh”. Kjo, tha Egstrom, “është hera e parë që shpërndarja e granteve do të bëhet nga autoritetet shqiptare”.

SHKARKO APP