Bashkimi i bronzit dhe ujit, krijohen kryevepra (FOTO)

Malgorzata Chodakovska, një skulptore nga Polonia, ka krijuar shatërvane të pabesueshme që janë unike për mënyrën se si ka ndërthurur ujin me bronzin për të krijuar diçka të bukur.

Së pari ajo i jep formë skulpturës nga druri. Në këtë fazë është e paimagjinueshme se si një copë e madhe druri mund të kthehet në një figurë femre të bukur.

Por gradualisht, duke e lyer në bronz, Malgorzata i jep skulpturës një pamje mahnitëse e shkëlqyese. Për ta kthyer skulpturën në shatërvan aajo përdor imagjinatën e saj për të vendosur se cila është mënyra më e mirë që uji të dalë nga skulptura.

Kështu, një figurë e zakonshme kthehet në ëngjëll kur uji i del në formë krahësh nga prapa kurrizit., ose gnjan si balerinë kur i del nga beli.

 

SHKARKO APP