Bashkitë “lëshojnë dorën” menjëherë pas zgjedhje, 70 tendera me vlerë 1.12 mld lekë
Vetëm një muaj pas zgjedhjeve të muajit qershor bashkitë kanë shpallur 70 tendera, me një vlerë totale prej 1.12 miliard lekë. Të dhënat publikohen nga Open Data Albania, e cila ka monitoruar prokurimet publike të njësive të qeverisjes vendore gjatë 2 javëve të para të muajit gusht.
Sipas të dhënave rezulton se këto tendera janë mbi vlerën 800 mijë lekë që përkon me blerjet e vogla, ndërkohë që nga 61 Bashki vetëm 31 prej tyre kanë shpallur tendera gjatë këtyre dy javëve.
Bashkia e Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Mirditës, Pogradecit, Beratit apo Elbasanit janë disa prej njësive të qeverisjes vendore që janë pjesë e kësaj liste për periudhën kohore 1-16 gusht.
Nga 70 tenderë, 25 prej tyre janë për punë publike, me një fond fond limit prej rreth 534 milion lekësh. Ndër investimet, vlerat më të larta i Rikualifikimi i Qendrës Bajzë, nga Bashkia e Malësisë së Madhe si dhe rikualifikimi i një blloku banesash, në Bashkinë Vlorë. Po ashtu, kjo bashki ka hapur edhe një tjetër tender me vlerë të lartë, për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Halim Xhelo”.
Tek tenderat për kontrata të tipit Shërbime, bie në sy tenderi për Studim i Masterplanit afat mesëm i zhvillimit teknik dhe strategjik të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë me vlerë 75 milion lekë të reja.
Ndërsa në total për tendera shërbime në këtë periudhë 2 javore janë shpallur 23 procedura me vlerë 317 milion lekë. Sa i takon tenderimeve për furnizime, në total janë 22, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë edhe 9 procedura tendera të rishpallur pas një anulimi.