Basti 100 mijë £/ Tërhiqet tifozi i Leicester: Mendoja më shumë për paratë se për skuadrën e zemrës (foto)

Britaniku John Pryke vendosi 20 £ në një skedinë në gusht të vitit të kaluar se skuadra e tij e zemrës Leicester do të fitonte kampionatin. Koeficienti ishte 5 mijë me 1. Fitimi i tij do të ishte 100 mijë £. “Dhelprat” tani janë në krye të tabelës me 3 pikë përpara dhe kur mbeten edhe 10 ndeshje për tu luajtur.

Por 59-vjeçari vendosi të ndërpresë basin dhe të pranojë kesh 29 mijë £ nga kompania duke pranuar të heqë dorë nga 71 mijë £ nëse ata fitojnë titullin. Megjithatë John thotë se do të festojë si i çmendur nëse skuadra e tij do të fitojë Premier League. Për gazetat ai ka zbuluar edhe përse pranoi ofertën e kompanisë së basteve.

Babai i 3 fëmijëve që mbështet skuadrën prej 45 vitesh thotë: “E vura bastin në fillim të sezonit më shumë për shaka, por sa më shumë po afrohej fundi aq më shumë po mendoja për paratë sesa për skuadrën. Nuk mund të vazhdoja më. Përpara ndeshjes me WBA e mora në telefon kompaninë Ladbrokes dhe i pyeta se sa para do të më jepnin nëse unë tërhiqesha nga basti. Më ofruan 16 mijë £. U thashë se kjo ishte e papranueshme. Në fund më ofruan 29 mijë. Mendova se 29 mijë nuk janë më keq se 20 që kisha vënë bast dhe për më tepër do të shijoja me të vërtetë këtë kampionat të papërsëritshëm për skuadrën time”.

SHKARKO APP