Batuta dhe të qeshura mes Ramës dhe Rutte. Kreu i NATO-s: Jeni shumë i gjatë

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe shefit të NATO-s, Mark Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, iu drejtua kryeministrit duke i thënë “Ju jeni shumë i gjatë. Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por ju po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO.”

Më pas, Rama iu përgjigj Rutte, duke i thënë: “Jeni njësh se keni gjithmonë energji në mëngjes”.
“Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE. Sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s në Europë. Faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni njësh sepse keni gjithmonë energji në mëngjes“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?