BB, 150 milionë dollarë financim për energjinë

Dhënia e këtij fondi u miratua më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore me qëllim mbështetjen e reformave në këtë sektor, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori, raporton Ora News.

Miratimi i këtij fondi u shoqërua me një relacion sipas të cilit BB propozon rritjen me nga 15-20 përqind të çmimit të energjisë, të paktën për shpërndarjen, në mënyrë që në 2016 OSHEE të kthehet në kompani me fitim.

Në raport, BB këmbëngul se orientimi i tarifave drejt kostos reale është i nevojshëm.
Aktualisht çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët është 9.53 lekë për kilovat orë, por Banka vlerëson se kjo tarifë nuk përfaqëson koston reale të sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?