BB: Rritja ekonomike për Shqipërinë duhet mbi 4.5 %
Shqipërisë i duhet një rritje ekonomike mesatare 4.5% në mënyrë që ajo të arrijë standardet e jetesës së Bashkimit Europian. Kështu deklaroi përfaqësesja e BB-së në Shqipëri, Tahsin Sayed, në një tyrezë për reformën në ekonomi, e cila renditi disa prej sfidave kryesore që Shqipëria do të përballet.
Sayed tha se sfidat kryesore janë ato që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës, duke theksuar se Shqipëria duhet të nxitë zhvillimin e sketorit privat.
“Kjo i duhet Shqipërisë për t’u bërë tërheqëse për investimet e huaja”, tha Sayed.
“Do të doja të prekja ato që ne i quajmë si tre fusha përparësia. E para është stabiliteti makrofiskal. Progresi ka qenë inkurajues. Konsolidimi fiscal është në process e sipër. Ka brishtësi por kjo varet nga ritmi dhe fakti që kjo mbështetet nga refomrat në sektorin privat. Këto masa duhen mbështetur për të rritur të ardhurat. Lufta kundër informaliteti ka shënuar ecuri. Norma e lartë e kredive të kqija e dimë dhe që qeveria po përpiqet ta luftojë.
Përparësia e dytë që doja të theksoja është pjesë e një aspirate të madhe. Shqipërisë i duhet një rritje mesatare prej mbi 4.5% në vit me qëllim që të arrijë standardet e jetesës të BE brenda disa dekadave. Kjo kërkon një zhvendosje strukturore drejt rritjes së produktivitetit të firmave të rritjes së konkurrueshmërisë. Përvoja globale tregon se vendet globale të cilat priren të arrijnë status me të ardhura të larta e bëjnë këtë të paktën 50% nga eksportet. Ndërkohë Shqipëria ka një sërë pikash të forta të shfrytëzojë sot dhe përfshin një popullsia të mirëarsimuar dhe me njohuri në teknologjinë e informacionit dhe një afërsi të konsiderueshme në bllokun ekonomik.
Fusha e tretë është është një fushë e rëndësishme që ka të bëjë me tërheqjen e investimeve dhe klimës së biznesve. Performanca e IHD mbetet pozitive megjithatë është pas disa vendeve të rajonit sidomos atyre që kanë përfituar prej integrimit në BE si Bullgari apo Rumani. IHD ka përfituar nga privatizimet e mëdha nga sektorët e shërbimeve”, argumentoi gjithashtu ajo.