“BE-ja do të përjetojë kolaps si Perandoria Romake”
Në një intervistë me agjensitë e lajmeve ndërkombëtare, kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka sygjeruar shtetet europiane perëndimore që të sjellin një ‘mini-Shengen’, në mënyrë për t’u marrë me krizën e emigrantëve të bllokut, duke iu referuar marrëveshjes Shengen që filloi të heqë kontrollet kufitare në pjesën më të madhë të Bashkimit Europian.
Një numër i madh refugjatësh kanë arritur në Europë nga Turqia, ndërsa në Greqi ka ulje të numrin të refugjatëve të cilët po përpiqen të udhëtojnë në veri, raporton BI, transmeton Gazeta Blic.
“Që nga Perandoria Romake, e dimë të gjithë, që pothujase të gjitha perëndoritë e mëdha shkojnë drejt shkatërrimit nëse kufijtë nuk i kanë të mirëmbrojtur,” tha Rutte.“Pra, ne duhet ta trajtojmë këtë çështje.”
Kryeministri hollandez nuk është personi i parë që e ka bërë një lidhje të tillë. Historiani Niall Ferguson, pas sulmeve në Paris, ka dhënë një koment të ngjajshëm duke lidhur situatën e BE-së dhe Perandorisë Romake.
“Le të jemi të qartë në lidhje me atë që po ndodh. Sikurse Europa, edhe Perandoria Romake në shek.5 ka lejuar mbrojtësit e saj të shpërbëhen. Kështu, pasuria është rritur, kështuqë nivelet ushtarake janë zvogëluar, së bashku me vetë-besimin, mirpo janë rritur qendrat tregtare dhe stadiumet sportive. Por, në të njejtën kohë, ka hapur dyert për të huajt që kanë lakmuar pasurinë e Romës, të cilët nuk kanë pranuar të heqin dorë nga besimi i tyre i lashtë,” citohet të ketë thënë historiani Ferguson.
Fluksi i madh i refugjatëve që vijnë në Europë është fundi i një sërë krizash të bllokut që kanë tentuar të ngatërroheshin në vitet e fundit.
Nga Greqia dhe nga trazirat ekonomike në Europën juglindore, dhe me shqetësimet e sigurisë në Ukrainë, ngjan sikur Europa po përplaset nga një sfidë në tjetrën, duke dështuar të gjejë një ekuilibër të shëndoshë mes sovranitetit kombëtar dhe nevojës për veprim kolektiv.