BE: Mali i Zi i avancuar në rrugën drejt BE, qeveria e re të përshpejtojë reformat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, thanë se zgjedhjet në Mal të Zi janë mbajtur në atmosferë të qetë dhe konkurruese.

Në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Mal të zi, që u mbajtën më 30 gusht, Borrell dhe Varhelyi thanë se në muajt e ardhshëm, Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Mali i Zi është mjaft i përparuar në procesin e tij të pranimit në BE dhe duhet të thellojë e të përshpejtojë reformat, veçanërisht në shtetin e së drejtës.

Ata thanë se janë në pritje të konstituimit të kuvendit të ri dhe formimit të një qeverie të re, që do të vazhdojë rrugën e Malit të Zi drejt BE-së.

”Tani presim me vëmendje formimin e një qeverie të re që do të vazhdojë rrugën e qëndrueshme të Malit të Zi drejt BE. Mali i Zi është mjaft i avancuar në procesin e tij të pranimit në BE dhe muajt përpara duhet të përdoren për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë.

Zgjedhjet në Mal të Zi u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

SHKARKO APP