BE publikon për herë të parë shifrën: Ja sa përqind e ekonomisë shqiptare është e paligjshme
“Mangësi në sundimin e ligjit vazhduan të pengonin mjedisin e biznesit, por reforma në drejtësi përparoi. Ekonomia informale (e paligjshme) përllogaritet të përbëjë më shumë 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke çuar në humbje të të ardhurave nga tatimet, një mungesë të mbrojtjes në punë dhe konkurrencës së paligjshme ndërmjet firmave. Zbatimi jo efikas (jo i plotë) i kontratave, të drejta pronësie të papërcaktuare dhe mbizotërimi i korrupsionit janë shqetësime të shprehura shpesh nga sipërmarrjet. Reforma në drejtësi me shtrirje të gjerë, e cila synon të luftojë këto probleme të ndërlidhura, bëri progres të rëndësishëm me miratimin parlamentar unanim të ndryshimeve kushtetuese në korrik. Zbatimi i saj i suksesshëm kërkon veprim ligjor të mëtejshëm dhe forcimin e institucioneve. Qeverisje më e mirë, një zbatim më i parashikueshëm dhe i vazhdueshëm i rregullave dhe një ofrim më efikas (i plotë) i shërbimeve publike do ta përmirësonin ndjeshëm mjedisin e sipërmarrjes”, thuhet në fq. 28, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016.
/BW