”BE, spital me 28 doktorë”, Rama: Ku është sot Suella? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në panelin e Chatham House në Londër, me temë diskutimi “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat, kur tha se BE është spital me 28 doktorë, sepse njëri u çmend, referuar Britanisë.
Rama ironizoi edhe ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit.
”Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektin teknik. Europa është një spital me 28 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend.
Disa nga këta doktorë nuk na mbështesin, ndërsa tani na thonë jeni pararendës dhe pararojë. U them të mos e thonë shpesh sepse kjo nxit xhelozi në rajon.
Problemi për britanikët nuk janë shqiptarët, u përdorën si kokë turku për largimin nga BE. Më kujtohet Suella Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm, ku është tani ajo? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

