BE uron për 113-vjetorin e Pavarësisë, Spiropali: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit është i palëkundur

Në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, delegacioni i BE-së në Tiranë ka përcjellë një urim zyrtar për popullin shqiptar. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Europës, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj urimit të përcjellë. Ajo thekson se përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur. ”Është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane”.

Duke reflektuar mbi ecurinë e këtij viti, ministrja theksoi se 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. ”Viti 2025 ka qenë i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë. Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën”.

Spiropali nënvizoi se ky bashkëpunim pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim strategjik për stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit. ”Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, udhëheqjen dhe përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ndërsa hedhim hapat e radhës drejt së ardhmes sonë evropiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?