Beci: Kinema “Republika” rikthehet mes shkodranëve, interes i jashtëzakonshëm që në hapje

Pas një periudhe të gjatë mungese, Kinema “Republika” ka rihapur dyert dhe është pritur me interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Shkodrës. Që në ditën e parë të hapjes, radhë për bileta janë krijuar nga të gjitha grupmoshat, duke dëshmuar mallin dhe lidhjen e fortë të shkodranëve me artin e kinemasë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka ndarë emocionet nga rikthimi i këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Sipas tij, atmosfera në sallë ishte e mbushur me emocione të bukura dhe me magjinë e ekranit të madh, e cila u ndje sërish pas shumë vitesh.

Rihapja e Kinemasë “Republika” konsiderohet një hap i rëndësishëm për jetën kulturore të qytetit, duke rikthyer një hapësirë simbolike ku breza të tërë kanë ndarë kujtime, filma dhe përvoja të veçanta./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?