Të rinjtë i bashkohen pastrimit të Velipojës, me 5 dhjetor aksion masiv
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë një thirrje publike me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke ftuar qytetarët të bashkohen në pastrimin e plazhit të Velipojës.
Sipas Becit, të rinjtë që sot i bashkohen nismave të tilla janë “e ardhmja më e mirë e Shkodrës” dhe dëshmia më e qartë se ndryshimet e mira nisin nga zemra dhe nga veprimet e vogla të përditshme.
Nisma, e cila fillon në orën 08:00 të mëngjesit të 5 dhjetorit, synon të bëjë Velipojën më të pastër dhe më të bukur. Kryebashkiaku nënvizoi se mjedisi ndryshon vetëm kur secili jep pak nga vetja, duke ftuar qytetarët të vijnë me “dëshirë, energji dhe bindjen se një gjest i vogël sjell ndryshim të madh”.
KOHA JONË SONDAZH

