Beci uron kampionin shkodran Nelson Hysa: E gjithë Shqipëria është me ty!
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka zhvilluar një takim miqësor me kampionin e njohur të boksit, Nelson Hysa, pak ditë para ndeshjes së rëndësishme që do të zhvillohet më 10 tetor në Tiranë.
Në një postim në rrjete sociale, Beci ka ndarë momente nga takimi, duke i uruar sportistit shkodran suksese në përballjen e radhës, ku Hysa do të ngjitet në ring për të mbrojtur dy tituj prestigjiozë ndërkombëtarë, WBA Gold dhe WBO Global, ndaj rivalit të fortë Abel Pesut.
“Me mikun dhe kampionin e boksit Nelson Hysa. Një takim miqësor gjatë të cilit i urova suksese për përballjen e datës 10 tetor në Tiranë, ku ai do të ngjitet në ring për të mbrojtur titujt prestigjiozë ndaj rivalit të fortë Abel Pesut. Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë pranë tij, duke besuar se edhe këtë herë do të na bëjë krenarë me një tjetër sukses të madh ndërkombëtar,” shkruan Beci.
KOHA JONË SONDAZH

