Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, avokatët e Veliajt kërkojnë pezullimin e dekretit

Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shton edhe një ankesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese. Avokatët e Veliaj kanë shtuar objekt në ankimin e dorëzuar në Kushtetuese, duke përfshirë dekretin dhe pezullimin e tij të pjesshëm, për sa i përket pjesës së zgjedhjeve në Tiranë. ”Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri”, thuhet në shkresë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?