Begaj dhe Rama urojnë besimtarët e krishterë: Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi

Krerët e shtetit, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama përcollët urimet për të gjithë besimtarët e krishterë në këtë ditë të Krishtlindjes.

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj në urimin e tij.

“Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?