Begaj mesazh urimi për Kurtin: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?