Begaj nga Ulqini: Libri mban gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë shqiptar

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit jubilar të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin.

Në fjalën e tij, Begaj vlerësoi organizatorët për idenë e shndërruar në mision dhe për zgjedhjen e Ulqinit si vend mikpritës të këtij panairi.

“Ulqini është një qytet me histori, me kulturë dhe me një traditë të vyer mikpritjeje, një qytet ku shqipja është gjuhë e familjes, e kujtesës dhe e krijimtarisë.
Kënaqësi të isha pjesë e 25-vjetorit të Panairit të librit, që mbledh këtu botues shqiptarë nga të gjitha trevat, e të takohesha me përfaqësues të partive shqiptarë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Të bashkuar përparojmë më shpejt në realizimin e objektivave tona dhe integrimin evropian”, shprehet Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?