Begaj vizitë në Moldavi, pritet me ceremoni zyrtare nga Presidentja e vendit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Moldavi.
Begaj është pritur me ceremoni shtetërore të veçantë nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga takimi, Begaj shkruan:
“Faleminderit, Maia Sandu, për mikpritjen!
Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere në vlerat e lirisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen evropiane.”
KOHA JONË SONDAZH

