Bëhet për spital pas eleminimit të Barcelonës
Eliminimi i Barcelonës nga Atletico Madrid nga Champions League, sigurisht që është përjetuar rëndë nga të gjithë tifozët e saj.
Humbjen e mbrëmshme, 2-0 ndaj Atletico Madrid, njësoj e ka përjetuar edhe një tifoz i flaktë shqiptar i Barcelonës nga Kumanova, Faik Qemajli.
Këtë të fundit, disfata e fundit e kishte bërë “teslim”, saqë nga sikleti kishte vënë në peshqir në ballin e tij dhe foton e ka postuar në llogarinë e vet në Facebook, ku kishte shkruar: “Ah barcelon shkam bane”. Miq të shumtë të tij, përmes komenteve të shumta, e kanë ngushëlluar tifozin e zjarrtë të Barcelonës.