Bëjeni tuajën, vazhdoni tutje dhe mos moralizoni!

 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Gabriele (Xhebrail) Meucci, ndryshe Shef i Misionit për Sundim të Ligjit ( çfarë emërtimi qesharak dhe joserioz!!) EULESH , në një shkrim mbase autorial në gazetën Epoka e Re të datës 15 gusht 2015 me titull “Kosova meriton më shumë” përveç se zhgënjehet me rezultatet e Freedom House në të cilin Kosova cilësohet si vend me “regjim autoritar gjysmë i konsoliduar” e që nënkupton të jetë më së paku demokratik në Ballkan ai moralizon duke e liruar nga përgjegjësia për këtë kualifikim të Freedom House misionin që aktualisht e drejton sepse thotë se misioni EULESH (në Kosovë në pushime nga viti 2008) ka pasur sukses të përzier (flet për sukses por nuk përmend fare dështimin e këtij misioni) kurse shënjestër kryesore e këtij shkrimi duket të jetë Shërbimi Korrektues i Kosovës. Thënë më qartë, signore Meucci shkruan se Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve e SHKK ishte njëra prej tregimeve të suksesshme deri sa EULESH kishte kapacitet ekzekutiv (sipas ligjeve të Kosovës (!!!), të cilave nuk i jep llogari fare) ndërsa kur kaluan në MMK – Mentorim, Monitorim dhe Këshillim (EULESH-i pra), SHKK nuk e vazhdoi trajektoren e tij pozitive duke përmendur se gjatë 18 muajve të fundit sidomos ndodhën një mori incidentesh kur procedurat dhe institucionet e demokracisë janë shpërfillur për t’ju shërbyer strukturave joformale të pushtetit dhe interesave politike të cilat i cilëson si skandaloze. Si shënjestër për kualifikim të tillë e merr rastin e Grupit Drenica të cilët vendosen në një vend ku hyjnë e dalin sipas dëshirës dhe marrin udhëzimet e mjekut për të shkuar aq lehtë që ai (Meucci) dhe ne mund ta blejmë një espreso duke vazhduar për “perspektivë” e Kosovës në BE por se paraprakisht duhet ta dëshmojë vetën në fushën e sundimit të ligjit dhe ballafaqimin e saj me të kaluarën duke siguruar drejtësi për viktimat gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj mirëpo e meta e saj është se Kosova preferon të mbes në të kaluarën, në burgun e strukturave jo formale të pushtetit, duke e pranuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe duke pritur që ndryshimi të vijë nga jashtë. Joseriozitetin e vet signore Meucci e dëshmon kur shkruan se: “ne në EULESH nuk jemi tjetër veç mysafirë në Kosovë dhe, si mysafirë, e dimë që nuk mund të imponojmë ndryshimin”, duke vazhduar se është populli i Kosovës që vendosë kur të vijë koha (!!!) t’i dërgojë kriminelët e saj në burg etj, etj, etj. Pas këtij lamentimi moral signore Meucci mendon se është i pastruar nga çdo lloj përgjegjësie si Shef i një Misioni krejtësisht të dështuar sipas vlerësimeve vendore dhe ndërkombëtare e që unë e quaj krejtësisht të suksesshëm sepse e ka luajtur rolin që i ka takuar që nga data kur i ndërroi rrobat e palara të UNMIK-ut ( 2008 ) duke u bërë aktori kryesorë në realizimin e projekteve të caktuara politike të Brukselit që ishte edhe themelues dhe financues i EULESH-it. Në këtë çka ka shkruar signore Meucci nuk besojnë as vartësit e tij sikur që nuk e beson as ai vet por tregu i Kosovës është mësuar me artikuj gjithçka 1 euro e pse mos të besojë në këto pohime prapa të cilit qëndron Brukseli, Washingtoni, shtetet e Kuintit, “miqtë” ndërkombëtarë, mediat servile si dhe një pjesë e politikanëve të korruptuar për karrierën e të cilëve është përkujdesur pikërisht EULESH duke e mirëmbajtur ate apo duke e rrënuar atë sipas nevojave të politikës. Të bëhemi të sinqertë; EULESH gjithmonë ka pasur dhe ka edhe sot kapacitet ekzekutiv andaj është qesharake të pohosh se këtu janë vetëm mysafirë. EULESH , si pasardhës i UNMIK-ut ka pasur kompetenca të 100%-ta në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, tregti me narkotikë, trafikim me qenie njerëzore e sidomos me raste të ndjeshme të krimeve të motivuara etnikisht e mos të flasim për ato raste  që kanë të bëjnë me krime lufte kur vendorët as që kanë pasur mundësi të marrin erë e lere më t’i gjykojnë këto raste. Përgjegjësi kryesore për mbrojtjen e dëshmitarëve bashkëpunues ka qenë e UNMIK-ut dhe fëmiut të jashtëligjshëm të tij, EULESH-it dhe dihet mirë fati i këtyre dëshmitarëve të “ mbrojtur “ !!! Shumica e tyre ndonëse kanë qenë të mbrojtur, kanë përfunduar si të vrarë në rrethana të pasqaruara apo si të vetëvrarë.

 

Prandaj nuk ka pasur e as që do të ketë drejtësi për viktima. Prandaj edhe ballafaqimi me të kaluarën do të jetë i njëanshëm, i ngjyrosur etnikisht dhe politikisht i cili nuk do të jetë në shërbim të përafrimit të palëve që luftuan por do të jetë si mjet për realizimin e projekteve të caktuara politike. Top korrupsionin në Kosovë e përbëjnë ndërkombëtarët që nga Gerhard Fisher (zëvendës i kryeadministratorit të UNMIK-ut, Joe Trushler ish boss i KEK-ut dhe shumë ndërkombëtarëve të tjerë që as u hetuan, as u arrestuan e as u dënuan). Edhe EULESH është shndërruar në ekspozitë dhe thesar të  korruptuarve andaj e kemi korrupsionin siç e kemi, të shëndoshë dhe në tendencë progresi. EULESH ishte përgjegjës në veri të Kosovës dhe nuk lejonte praninë e institucioneve vendore sepse serbët dhe Serbia nuk ndjeheshin të qetë. Të gjithë e kemi të qartë se çfarë sigurie kemi në veri të Kosovës.Këtu kemi grumbullimin e të gjithë kriminelëve dhe krimeve si në Çikagon e Alfred Kepones, Kolumbinë e Pablo Eskobarit, Kartelën e Sinaloas të Guzmanit apo territoret që administroheshin nga Cosa Nostre dhe Totto Rina. Askush dhe asnjëherë nuk u angazhuan që para drejtësisë në Kosovë të dalin 22 të arrestuar që ikën (un them të liruar nga UNMIK) në vitin 2000 nga Burgu në Veri të Mitrovicës e që të gjithë akuzoheshin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Si u liruan serbët e akuzuar për mbledhje të dëshmive gjoja për trafikim me organe duke ofruar qindra-mijëra euro për këto dëshmi?! Apo si u liruan disa të akuzuar shqiptarë për korrupsion dhe krime lufte përveç se me vendime të politikës ndërkombëtare dhe afera korruptive prandaj dhe jemi cilësuar si: “vend me regjim autoritar të konsoliduar përgjysmë”. Nepotizmi e sidomos skllavëria moderne seksuale ka qenë e theksuar edhe në UNMIK e mbase edhe në misionin që e drejtoni. Duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike, ka pasur kushtëzime për një vend pune me ofrimin e shërbimeve seksuale. Janë keqpërdorur në këtë kontekst edhe femrat, edhe meshkujt e sidomos fëmijët e moshës jomadhore. Ka pasur edhe përfundime tragjike si rasti i Vlora Bërbatit nga Peja, vrasësi i së cilës, një Sherif nga Egjipti ishte dënuar me pak vite burg për tu transferuar në vuajtje (lirim) të dënimit në Egjipt. Të tjerët nuk janë dënuar e sidomos ata që kanë shkaktuar viktima në njerëz pasi kanë drejtuar makina zyrtare pa pasur leje për vozitje. Shumë ka raste të tilla dhe më duhet të shkruaj fejton për të gjitha këto raste të pandëshkuara për shkak se kemi imunitet nga ndjekja  dhe përgjegjësia penale. Keni bërë ç’keni dashur dhe kurrë nuk jeni ndjerë si mysafirë, por jeni ndjerë dhe jeni sjellur si pronarë të Kosovës dhe shumë mirë keni bashkëjetuar me pjesën e korruptuar të klasës politike në Kosovë. E keni blerë një segment të shoqërisë civile si dhe të mediave të cilave , kur ka qenë në interesin tuaj për ta eliminuar dikend nga skena politike si dhe nga radhët tuaja i keni bërë publike edhe informatat e klasifikuara si top sekret. Si në lojën e shahut , e keni sakrifikuar kalin (gomarin) për ta shpëtuar mbretin. Ballafaqimi me të kaluarën nuk bëhet nëse prokurorët, gjykatësit, hetuesit e ish UDB-sënë vend se t’i eliminoni si respekt ndaj viktimave, ju i vishni me pushtet dhe i bëni më të fuqishëm se që ishin më parë. Madje, ua fusni si ve të qyqes politikanëve në pushtet për t’i “monitoruar” nga brenda dhe për tu raportuar juve!

Tash, sa i përket Shërbimit Korrektues të Kosovës, SHKK ka qenë nën kontroll 100% të UNMIK-ut dhe është nën kontroll tuajin ani pse deklaroni se jeni vetëm në cilësinë e monitoruesit gjë që nuk është aspak e vërtetë. Jeni shumë të fuqishëm në vendimmarrje dhe vota juajështë përcaktuese edhe në këtë shërbim. Ky shërbim ështëi ri, ende i pakonsoliduar mirëpo, nëse krahasohet me vendet në rajon aspak nuk qëndron më keq. Madje në shumë drejtime është para vendeve të rajonit . Rasti Drenica është unikal në drejtësi dhe kësi rasti nuk ka në botë. Sikur që ishte më parë edhe rasti Hajra ku pati dënime drakonike për një krim të pabërë por se të dënuarit supozohet se e dinë kush e ka bërë krimin por nuk tregojnë. Struktura e VIP të burgosurve të dënuar në Kosovë është dukuri e njohur në Kosovë që nga fillimi i punës së këtij shërbimi deri në ditët e sotit. Bekimin për këtë e kanë dhënë politikanët e vendit si edhe ata ndërkombëtarë. Nëse doni, mund të bisedojmë për këtë. Konkretisht , të dënuarit e rastit Drenica përkundër 100 vërtetimeve mjekësore nuk do të mund të strukeshin në QKUK pa lejen e gjykatësit.  E ai është ndërkombëtar. Ju me qëllim i lejoni vendorë të bëjnë lëshime për t’i sulmuar dhe diskredituar më vonë, shembull për këtë është se ishte vet gjykatësi ndërkombëtar ai që urdhëroi kthimin e këtyre të dënuarve nga QKUK në Burgun e Dubravës. Kjo është e vërteta. Të njëjtën lojë po e luani me të akuzuarin Ivanoviq. Ju po ia vazhdoni paraburgimin ndërsa i nënshtroheni ultimatumeve të Serbisë dhe serbëve lokalë që pastaj Oliver Ivanoviqit t’i caktohet një masë më e butë e arrestit. Përsëri , EULESH është parimor sepse vetëm monitoron ndërsa Gjykata e Apelit vendosë.    

Signore Meucci, para juve ishin bosët e tjerë të EULESH-it, Marnak, Kermabo e disave që as emrat nuk na kujtohen sepse nuk kanë bërë gjë të hajrit për t’i kujtuar. Ata e kanë bërë punën e tyre , si pensionistë kanë pushuar në Kosovë kinse po punojnë për EULESH-in duke marrë paga marramendëse për rrethanat tona. Kanë qenë të siguruar në çdo aspekt dhe nuk kanë qenë të rrezikuar nga askush.

Të vetmin problem mund ta kenë pasur me potencën, probleme tjera nuk kanë pasur. Për të mos e zgjatur më shumë po ua tregoj një si barcaletë që ndërlidhet me ju dhe misionin që e drejtoni dhe që e bënë më të kuptueshëm misionin tuaj dhe gjendjen tonë të mjerë.

Disa kodoshë e takojnë një femër shumë të bukur dhe në pamundësi për ta bërë për vetë e dhunojnë në mënyrë brutale duke ia grisur rrobat dhe duke e lënë të lidhur për një dru. Pas një kohe vjen një kalimtar i rastit dhe trishtohet me pamjen e femrës së dhunuar duke i premtuar ndihmë dhe përkujdesje. Mirëpo, i hutuar pas bukurisë së saj edhe ai e dhunon duke e lënë në gjendje si e gjeti më parë. Pastaj erdhi edhe një kalimtar tjetër i rastit dhe filloi me moralizime por femra , duke ditur se çka e pretë i drejtohet me fjalë : “hajt bëre edhe ti atë që e bënë ata para tjeje dhe vazhdo tutje”. Prandaj, signore Meucci , atë që e bënë paraardhësit tuaj, Kermabo, Marnjak e të tjerët bëjeni edhe ju dhe vazhdoni më tutje. Lëshoni radhën pasardhësit tuaj që ta bëjë atë që po e bëni ju e që e kanë bërë ata para jush.

Që moti i kemi lëshuar pantollonet poshtë dhe jeni gati t’ju kënaqin. Kjo çështje madje na është shndërruar në automatizëm. Bëjeni atë që e bënë dhunuesit e femrës dhe mos moralizoni. E as mos e shani vendin që po iu ofron kënaqësi dhe super mirëqenie materiale. Lëreni moralin në Bruksel dhe bëhuni më praktik.     

 

 

SHKARKO APP