”Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë”, Rama tregon për nismën e re në Berat: Lehtësojmë ngarkesën e prindërve
Në shkollat e Beratit po zhvillohet me sukses programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, një nismë që synon përvetësimin më të mirë të dijes nga nxënësit, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mësuesve.
Kryeministri Edi Rama thotë se programi synon gjithashtu të lehtësojë ngarkesën e prindërve dhe të forcojë marrëdhëniet shkollë-prindër-komunitet, duke krijuar një model bashkëpunimi të frytshëm dhe arsim gjithëpërfshirës.
Teksa ka ndarë foto nga shkollat, kreu i qeverisë ka vlerësuar këtë iniciativë si një shembull pozitiv të përpjekjeve për të përmirësuar procesin mësimor dhe për të krijuar një ambient më mbështetës për nxënësit. Programi është mirëpritur nga prindërit dhe mësuesit, të cilët vlerësojnë ndikimin e tij në rritjen e angazhimit dhe performancës së nxënësve.
”Bëjmë detyrat e shtëpisë. Në shkollat e Beratit, programi i bërjes së detyrave që në klasë nën vëmendjen e drejtpërdrejtë të mësusesve me qëllimin për të përvetësuar më mirë dijet, për të lehtësuar ngarkesën e prindërve, si edhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira shkollë-prindër-komunitet nën frymën e një bashkëpunimi të frytshëm dhe arsimi gjithëpërfshirës, po vazhdon me sukses duke ndërtuar një shembull pozitiv të kësaj nisme”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

