Belind Këlliçi: PD nuk merr pjesë në farsën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Ka nisur me debate seanca e ditës së sotme në Kuvend lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Gjatë fjalës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në sallë u dëgjuan zhurma nga opozita për t’i ndërprerë fjalën.
“Më lini ta mbaroj fjalën”, iu drejtua Peleshi deputetëve.
Në vijim mori fjalën deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili kërkoi heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas tij, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion me votimin e Endri Shabanit. Sipas tij, Endi Shabani nuk është kandidat i opozitës. Këlliçi deklaroi se kandidatët e opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
“Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokatin e Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që të jemi të qartë, qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidatët për Avokat nuk i ka firmat e deputetëve të PD-së për të garuar.
PD nuk merr pjesë në këtë farsë, për sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit nga lista e propozimeve. Kandidaturat tona janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. Kemi njoftuar institucionet ndërkombëtare për këtë. Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD-së”, tha Këlliçi.
KOHA JONË SONDAZH

