Belinda Balluku mbërrin në Tiranë, inspekton mirëmbajtjen e rrugëve (foto dhe video)
“Siguria dhe mirëmbajtja rrugore janë elementë thelbësorë në punën e përditshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Por tashmë, vendi ynë është kthyer në një pikë referimi të turizmit ndërkombëtar, ndaj mirëmbajtja estetike e akseve rrugore përbën një tjetër aspekt i cili kërkon vëmendje të veçantë.
Për këtë arsye, #ARRSH ka ngritur një flotë të re dhe 125 punonjës të dedikuar që shërbejnë në të katër rajonet e vendit, për shtimin e hapësirave të gjelbëruara, pastrimin, si dhe të gjithë elementët e tjerë estetikë përgjatë rrjetit rrugor kombëtar”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Energjitikës e Infrastrukturës.
Belinda Balluku ka postuar foto dhe video nga ky inspektim, duke treguar se ka ardhur në Shqipëri fill pas vizitës në Zvicër e pas lajmeve të përhapura në Tiranë se ajo ka fletëthirrje nga SPAK, lajm që nuk është sqaruar as nga SPAK por as nga shtabi i saj ministror.


KOHA JONË SONDAZH

