Ben Blushi: Pse duhet të votoni LIBRA, numrin 18 në fletën e votimit
Partia e Ben Blushit, LIBRA ka sprovën e parë elektorale në zgjedhjet e 25 qershorit. Kandidatët dhe anëtarët e saj janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke synuar të përcjellin sa më shpejt idetë dhe kauzat që mbron kjo forcë politike.
Në faqen zyrtare të kësaj partie, çdo orë ka të informacione për aktivitetet më të fundit. Kështu sot, Ben Blushi ka qenë në Durrës ku ka zhvilluar takime me punëtor të biznesit fason.
“Në një firmë fason në Durrës. Ata përpiqen ta shesin, si zhvillim të ekonomisë dhe hapje të vendeve te reja te punes. Keto jane femra qe kalojne veshtiresi per te mbajtur familjet e tyre, nuk jane thjesht numra per rritje te pavertate ekonomike. Per ulje te taksave te biznesit. 2. Rritje te pages minimale. 3. Sigurim i kushteve te punes. VOTO LIBRA. VOTO Nr. 18”,- shkruan Blushi në Facebook.