Ben Blushi: E sigurtë se me 26 qershor nuk do jetë Rama kryeministër

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i Libra-s Ben Blushi ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai ndër të tjera është shprehur se Rama është kryeministri më i paaftë që ka pasur Shqipëria për shkak se është i vetmi që nuk e di sa borxhe ka.

“E kam pyetur një ditë, a e ke idenë sa borxh ke marë? Ka qënë ora 1 e natës, dhe më tha se kam idenë. Ka marrë 1 miliardë e gjysëm euro borxh, dhe secili prej nesh ka 500 euro borxh tani. Është kaq i paaftë si kryeministër sa nuk e di as sa borxh ka marrë” –  është shprehur Blushi.

I pyetur nga Çani se cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm Blushi është shprehur vetëm se nuk do të jetë Rama.

“Unë mund të them diçka, sot njeriu që ka më pak mundësi për të qënë kryeministër është ai që është. Më pak se të gjithë. Për shkak të së panjohurës së këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhje shumë të panjohura, janë të paparashikueshme për mendimin tim” – është shprehur Blushi./

SHKARKO APP