Benet Beci: 50 pemë frutore mbillen në Xhabije, të rinjtë e ACT for Shkodra sjellin një model të ri gjelbërimi urban

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë sot një nismë që synon të sjellë më shumë gjelbërim dhe solidaritet në qytet. Në bllokun e pallateve Xhabije, të rinjtë e ACT for Shkodra realizuan mbjelljen e 50 pemëve frutore, në kuadër të iniciativës Urban Farm.

Sipas Becit, kjo është më shumë se një aksion simbolik. Secili prej të rinjve do të përkujdeset për pemën që ka mbjellë, ndërsa frytet e saj do të jenë në shërbim të gjithë komunitetit, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe hapësirave publike.

“Një gjest i vogël që mbjell shpresë për qytetin”, e cilëson kryebashkiaku këtë nismë, duke theksuar se Urban Farm do të vijojë çdo muaj, me synimin që gjelbërimi urban të kthehet në një akt të përhershëm solidariteti dhe dashurie për Shkodrën./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?