FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci: Çlirohet një tjetër hapësirë publike pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, njoftoi se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka ndërhyrë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, duke larguar zaptimet dhe duke rikthyer hapësirën publike në shërbim të nxënësve dhe komunitetit. Sipas Becit, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar sigurinë, qarkullimin normal dhe një mjedis të denjë rreth institucionit arsimor.

Postimi i plotë:

Sot, një tjetër shkollë çlirohet nga zaptimi i hapësirave në afërsi të saj.
IMT ndërhyri pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, duke larguar zaptimet dhe duke rikthyer hapësirën publike në funksion të nxënësve, prindërve dhe komunitetit përreth. Një ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar siguri, qarkullim normal dhe një mjedis të denjë rreth një institucioni arsimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?