Benet Beci: Drejt përfundimit segmenti Shirokë–Zogaj, impuls i ri për turizmin
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi inspektuan këtë të hënë, më 13 prill, punimet në segmentin rrugor Shirokë–Zogaj.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci theksoi se projekti është drejt përfundimit dhe përbën një investim të rëndësishëm për zhvillimin e zonës. I financuar nga BERZH, segmenti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe forcimin e lidhjes mes zonave turistike të Shirokës, Shkodrës dhe Malit të Zi.
Rruga e re pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit, veçanërisht atij liqenor, duke lehtësuar aksesin për vizitorët dhe duke nxitur ekonominë lokale.
KOHA JONË SONDAZH

