Benet Beci: Faza e dytë e punimeve për rikualifikimin e zonës turistike Shirokë–Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar vijimin e fazës së dytë të punimeve për projektin “Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë–Shkodër”, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në deklaratën e tij, kryebashkiaku thekson se punimet po vijojnë me ritme të qëndrueshme, duke synuar transformimin e një prej hyrjeve më panoramike dhe simbolike të qytetit. Projekti synon t’i japë zonës një identitet të ri urban, me standarde bashkëkohore funksionaliteti dhe estetike, duke e kthyer këtë aks në një hapësirë më mikpritëse për banorët dhe vizitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vijojnë punimet për transformimin e një prej hyrjeve më panoramike të qytetit, duke i dhënë zonës një pamje moderne, funksionale dhe më tërheqëse për banorët dhe vizitorët. Investimi po forcon zhvillimin urban dhe turistik të Shkodrës,” – saktëson Beci në postimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e dytë e ndërhyrjes përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe këmbësore, rritjen e sigurisë, krijimin e hapësirave rekreative dhe valorizimin e peizazhit natyror përgjatë liqenit, duke e shndërruar hyrjen Shirokë–Shkodër në një kartë prezantimi dinjitoze të qytetit. Ky investim shihet si një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe për fuqizimin e potencialit turistik të zonës.

AV/ KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?